Analisti Veljkoviq: Serbët po largohen masivisht nga veriu

Analisti politik serb nga Kosova, Stefan Veljkoviq, ka thënë që familjet serbe po largohen masivisht nga veriu i vendit. Ai thotë se kjo po ndodh madje edhe nga njerëzit që kanë punë nëpër institucione shtetërore.

Ka gjithnjë e më shumë reklama për shitje të pronave. Shumë shpesh dëgjoj se kush po largohet e kah po shkon.” – pretendon Veljkoviqi.

Ai thotë se meritat për një gjë të tillë i shkojnë “Listës Serbe”, derisa ka pasur edhe një porosi për ta: “Ju lus të mos na mbroni më!”

Veljkoviq është prej pak zërave kritikë ndaj Listës Serbe dhe regjimit të Vuçiqit në veri të Kosovës.

Aktualisht, Ministrinë për Kthim dhe Komunitete e udhëheq z. Nenad Rashiq derisa këshilltare e tij është politikanja Rada Trajkoviq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu