Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës prej orës 16:00 në ndërtesën e qeverisë.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë mbledhje që pritet të mbahet sot pasdite.
Mësohet se në këtë mbledhje pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të partisë së tij të shtunën tha se projektbuxheti për vitin 2027 do të procedohet në Kuvend të hënën.
Ai madje, përmendi shumën prej mbi 1 miliard euro për investime kapitale.
Nga deputetët e LDK-së është kritikuar Qeveria për shkeljen e afatit ligjor për procedimin e buxhetit për vitin 2027.










