Apasiev e pranon: VLEN dominoi në Bërvenicë, edhe kundërshtarët e vërejnë fuqinë e saj

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, me një postim në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet politike në Bërvenicë, duke e vënë drejtpërdrejt VLEN-in në qendër të përplasjes politike me VMRO-DPMNE-në.

“ВРЕДИ пак го помоча ДПМНЕ, овојпат во Брвеница” (VLEN përsëri e mposhti politikisht VMRO-DPMNE-në, kësaj radhe në Bërvenicë), shkruan Apasiev.

Postimi i tij dëshmon se Bërvenica nuk ishte thjesht një garë lokale, por një zhvillim me jehonë të gjerë politike, ku VLEN-i është faktor i rëndësishëm në skenën politike të vendit.

Kur edhe kundërshtarët politikë flasin për VLEN-in, kjo tregon se pesha e saj politike nuk mund të anashkalohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu