Ancelotti: Fanella e Real Madrid peshon shumë, duhet punë që ta veshësh

Real Madrid arriti të largohej nga jugu i Spanjës me një fitore 2-1 ndaj Almeiras të dielën mbrëma, por ishte një ndeshje e vështirë dhe ata kaluan në prapaskenë në pjesën e parë.

Në atë moment, Carlo Ancelotti zëvendësoi Camavinga me Modric, ndërsa transferim i ri i Tchouameni nuk zgjati shumë. I pyetur pas ndeshjes nëse fanella e Real Madrid peshonte shumë për lojtarët e rinj, italiani ishte pjesërisht dakord.

“Të rinjtë e meritonin të luanin për shkak të asaj që po bëjnë në stërvitje. Ndoshta kjo ndeshje i ka rënduar pak në aspektin emocional. Ata nuk treguan cilësitë që kanë treguar në stërvitje, pork jo është normale që kur janëë të rinj dhe është e vështirë të veshësh këtë fanellë.

Unë nuk e hoqa Camavinga për shkak të ndonjë gjëje që ai bëri gabim, por vetëm se ishte me të verdh dhe nuk doja të rrezikoja. Ne e filluam ndeshjen keq, pasi ata gjetën hapësirë prapa. Kjo e bëri lojën e vështirë, pasi ata ishin shumë të mirë në mbylljen e hapësirave. Kemi patur shumë raste dhe goditje në portë, por vuajtëm për të shënuar.

Ndërsa në pjesën e dytë, ata ishin më të lodhur dhe ne kishim më shumë raste dhe kontroll të topit”, është shprehur tekniku Italian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu