Ministri Shasivari mban fjalën: Studentët thirren në takim për provimin e jurisprudencës në shqip

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, më 6 tetor 2026, ka dërguar ftesë zyrtare për përfaqësuesit e studentëve dhe dekanët e pesë Fakulteteve juridike të pesë Universiteteve në vend, për një takim konsultativ dhe informues, ku do të prezantohen dhe në mënyrë praktike do të sqarohen zgjidhjet e propozuara ligjore.

Takimi do të mbahet ditën e hënë, më 19 tetor, në orën 11:00, në Ministrinë e Drejtësisë, thuhet në njoftim.

Takimi vjen në kuadër të angazhimeve ligjore të Ministrisë së Drejtësisë për trajtimin institucional të kërkesave të studentëve të pesë fakulteteve juridike në vend.

Ndryshe nga qasja e ministrit të mëparshëm, Igor Fillkov, ministri Jeton Shasivari e vendos dialogun institucional, konsultimin me palët dhe komunikimin e hapur në qendër të veprimit të tij institucional, duke dëshmuar se institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të mbyllura ndaj kërkesave dhe shqetësimeve të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu