Andi dhe Jasmina përballen në studion e “Përputhen” pas 4 muajve

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen” u takuan përsëri së fundi në studio. Dyshja e njohur si ndër çiftet më të dashura të publikut, Jasmina dhe Andi u takuan së fundi në studion e “Përputhen”.

Tashmë dihet se marrëdhënia mes Andit dhe Jasminës është përçarë mjaft shumë, kjo për arsye të ndryshme të cilat janë përmendur edhe në emision.

Ndonëse të ndarë tash e 4 muaj, Andi dhe Jasmina ende vazhdojnë të përmendin njëri tjetrin në rrjete sociale, saktësisht duke u thumbuar përmes Instastory-ve apo mbishkrimeve në fotografi të cilat ata postojnë në Instagramet personale.

Së fundi dyshja pati mundësi të përballen me njëri tjetrin në studion e “Përputhen” aty ku edhe u takuan për herë të parë, Jasmina i tha se Andi nuk deshi që ata të dy të dilnin bashkë nga emisioni sepse do t`i prishte punë jashtë. Ndërsa Andi tha se përkundrazi, ai do të kishte mjaft përfitime nëse do të dilte si çift me Jasminën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu