Që një kohë të gjatë është përfolur se Andi do të jetë pjesë e videoklipit të ri të këngës së Melisës, e që ashtu ndodhi, këngën e publikuar mbrëmë protagonist i videoklipit është ish-konkurrenti i cili vazhdimisht është përfolur se është në lidhje me Melisën.
Melisa ka publikuar këngën ‘Leje’ dhe se teksti flet për dashurinë e djalit ndaj vajzës, derisa ajo i kerkon të leje atë që ka në krahë.
“Leje leje se po vd.es pas meje”, është fraza që përsërit Melisa, kjo gjë na kujtoi raportin e Teas me Andin, të cilën u përfolën se janë në lidhje, por pas daljes nga emisioni dyshja konfirmoi se ishte vetëm një ‘loje’ e Tea ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin, por kjo lidhje nuk zgjati aq shumë.
Dhe derisa përsërit frazën Melisa, në fund të këngës është pjesa ku Andi lë vajzën tjetër dhe puth Melisën, ku në njëfarë mënyre konfirmon lidhjen e tyre, pas shumë thashethemeve, dhe fotografive ku dyshja janë kapur ‘mat’ shpeshherë nga percjellesit dhe shihet si një mesazh i koduar për Tean.









