Andi thyen heshtjen, flet për prishjen e miqësisë me Atdheun

Pas ndarjes nga Sara, Atdheu bëri një deklaratë të fortë në rrjete sociale, përmes së cilës zbuloi se i kishte dhënë fund miqësisë edhe me Andin.

Sqarim për publikun se më kanë ardh shumë mesazhe ndjesë për vonesën, por kam pas disa probleme personale. Siç e keni parë e keni kuptu dhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdon të na mbështesni mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkroi Atdheu.

Ndërkohë para disa javësh në një intervistë për “Express Rozë” Andi u pyet nëse ka shoqëri akoma me Atdheun. Ai u përgjigj vetëm me një “Jo” ndërsa i pyetur për arsyen ish-konkurrenti qeshi dhe u përgjigj: “A the vetëm pyetje të shkurtra” duke mos dhënë më shumë detaje.

Nga ana tjetër, Atdheu ka zbuluar më herët se çfarë ka ndodhur realisht mes dy ish-miqve. Atdheu ka treguar se ka qenë ai që ka bashkuar Andin dhe Jasminën gjatë krizave në lidhje, por në momentin që ata u ndanë përfundimisht Andi i kërkoi Atdheut të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e respektoi kërkesën e shokut. Nga ana tjetër, sipas Atdheut, Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara.

“Vetëm 1 ditë pas ndarjes time me Sarën e kuptoi e gjithë Shqipëria, Andi hedh foto me të me arsyetimin se nuk e ka ditur që jemi ndarë”, tha Atdheu duke treguar se kjo është arsyeja pse i dhanë fund miqësisë. Ai theksoi se kjo nuk është e vetmja arsye pasi kanë ndodhur edhe disa gjëra më parë, por kjo ishte “kulmi”.

Ndërkohë, Andi ka reaguar për herë të parë në intervistën e tij 60 sekonda për “Prive”. I pyetur për arsyen, ai zgjodhi ta komentojë shkurt, duke thënë thjesht “Pa lidhje, e din ai vetë”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu