Maqedonia është duke e kapërcyer udhën të cilën e kanë kaluar të gjitha vendet ballkanike, theksoi kryetari i parë i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Stojan Andov, i cili ka qenë mysafir në “Studio e hapur” në TV Nova, transmeton TetovaSot.
“Nuk ka vend ballkanik, as Serbia, as Bullgaria, Greqia, as Shqipëria, nga fqinjët tanë e që për më pak se 25 vite nuk ka pasur periudha të bujshme, të krizave dhe të ngjashme. Madje ka pasur edhe raste kur liderë, mbretër i kanë sjell prej jashtë. Është normale që të ekzistoje procesi i pjekjes. Ne 45 vite kemi pasur shtet që e ka pasur statusin e autonomisë. Një njësi e barabartë dhe federale. Tani gjendemi në një krizë prej të cilës duhet që të dalim sa më parë”, theksoi Andov./infoshqip.com