Andrea Pirlo pranë drejtimit të klubit më të vjetër në Itali

Pirlo ka disa kohë që qëndron pa klub që në periudhën kur i dha funddrejtimit të Juventus-it. Genoa, ekipi më i vjetër në Seria A ,nuk është duke kaluar një periudhë të mirë dhe rezultatet flasin vetë. Flitet se nëse nuk merr një fitore ndaj Empolit , tekniku Ballardini rrezikon të shkarkohet.

Pirlo ka dëshirë të rikthehet përsëri të drejtojë një ekip dhe mundësitë të çojnë tek Genoa.

Italiani pëlqehet shumë nga drejtuesit e Genoa dhe është në “pole position” për të fituar vendin e tranjerit. Pirlo besohet se do të jepte një tjetër frymë tek ekipi I Genoa dhe pronarët amerikan e shohin si mundësinë më të mirë të mundshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu