Andrra Destani hap dyqanin me fustane nusërie “Andrra Couture”

Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha i ka dhënë fund jetës si shtëpiake pasi ka hapur biznesin e saj.

Kishte lajmëruar se do merrej me diçka, ndërsa sot finalizoi projektin e saj duke hapur dyqanin me fustane nusërie ‘Andrra Couture’.

Për këtë gjë ka lajmëruar vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan: “E biseduar dhe e ideuar në tryeza të niveleve ndërkombëtare të botës së modës, projekti i ngritur mbi standartet me bashkëkohore të dizenjimit të fustaneve vjen në Shqiperi nën markën e “Andrra Couture”.

Synimi i investimit tonë bazohet në prodhimin e fustaneve madhështore të nusërisë për ditën më kuptimplotë të jetës suaj dhe të atyre plot stil të mbrëmjeve për të qenë ju diferenca në cdo rast special.

Makineria e prodhimit të fustaneve që do t’iu dhurojnë klas dhe elegancë në cdo event tuajin, përfshin një staf të kualifikuar me përvojë. Nën një kujdes të vecantë dhe përkushtim të plotë marka me e re e fustaneve të nusërisë dhe atyre të mbrëmjeve hap dyert për të gjitha vajzat që dukjen e tyre duan ta shndërrojnë në kryefjalen e eventit. Me Andrra Couture, diferenca je Ti!”

Gjatë kësaj kohe, ajo është kujdesur për djalin e saj të vogël, Ansi. /oranews/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu