Angelov: Kam parë një zjarr të ngjajshëm në Amerikë dhe atje zjarrfikësit ishin më të ngadaltë se ne

Pas shpërthimit të zjarrit në një depo me materiale ndërtimore në hapësirat e ish kombinatit të duhanit në Tetovë, në vendngjarje erdhi edhe kryetari i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov.

Angelov deklaroi se po bëhet gjithçka që është e mundur deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

“Helikopteri po përdoret për të prerë vijën e përhapjes së zjarrit jashtë ndërtesës. Pranë zjarrit, disa qindra metra larg ka bombola gazi, ndaj ishte e rëndësishme që ne të prisnim vijën e zjarrit që përhapej në to. Unë pashë një zjarr të ngjashëm në Shtetet e Bashkuara dhe atje zjarrfikësit ishin më të ngadaltë se tek ne. Zjarret e tilla përhapen shpejt dhe janë të vështira për t’u shuar për shkak të materialeve që digjen”, tha Angelov.

Ndryshe, tashmë zjarri është lokalizuar dhe po punohet në shuarjen e flakëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu