Stojançe Angelov në konferencë për shtyp u ka bërë thirrje VMRO-DPMNE të dalin nga qeveria në të cilën ata ulen me BDI, partia që është bartëse e platformës shqiptare, transmeton TetovaSot.
Angelov u ka bërë thirrje edhe protestuesve “Për Maqedoni të përbashkët” për të kryer presion mbi ministrat e VMRO-DPMNE të cilët ende koalicojnë me partinë e cila siç e quajnë ata dëshiron të federalizojë Maqedoninë.
“Nikolla Gruevski theksoi se Maqedonia është e sulmuar dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në rrugë për të mbrojtur. Sipas tij, sulmi është bërë nga e ashtuquajtura platforma shqiptare që kërcënon sovranitetin e Maqedonisë dhe paraqet një rrezik për federalizim”, theksoi Angelovi./TetovaSot/










