Anija “lufton” me detin e stuhishëm, pamje të frikshme (VIDEO)

Një anije pasagjerësh, e cila po udhëtonte nga ishulli Ponza për në Formia të Italisë, ka hasur në dallgë prej tetë metrash të premten për shkak të motit të rënduar që mbizotëronte në zonë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, udhëtimi, i cili zakonisht zgjat pak më shumë se një orë për shkak të motit, zgjati më shumë se pesë orë, ndërsa pasagjerët ishin në panik.

Pamjet nuk vonuan shumë për të bërë xhiron e internetit. Anija mbërriti në destinacionin e saj pa u lënduar asnjë nga 120 pasagjerët dhe nuk u regjistruan dëme. /tesheshi.com/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu