Anija turistike me mbi 550 vizitorë mbërrin në Durrës, Rama: Shembull i zgjatjes së sezonit turistik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me anijen amerikane “Seven Seas Voyager”.

Në një postim në Facebook, Rama ka shtuar se pjesa më e madhe e turistëve të ardhur me anijen turistike vijnë nga SHBA.

Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuar”, ka thënë Rama.

Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës”, shton kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu