Anita mbrëmë eskaloi ndaj Shqipes: Unë jetoj me një komandant lufte, me ta luftën e ke të humbur

“Big Brother VIP 2”, padyshim po komentohet jashtëzakonisht shumë pas disa personazheve tejet interesant që janë pjesë e saj.

Debate të shumta janë zhvilluar mbrëmjen e kaluar gjatë “prime-t”, shkruan lajmi.net.

Një ndër ta ka qenë ai i Shqipes me Azemin, ku për të qetësuar situatën ka ndërhyrë opinionistja e programit, Anita Muçaj – Haradinaj.

Anita i është drejtuar Shqipes duke i thënë që të bëjë kujdes pasi Azemi ka qenë ushtar, dhe si një grua e një ish-komandanti lufte, e di mirë se sa vështirë është të debatosh me ta.

“Unë jetoj me një komandant lufte, me një ushtar dhe duke e ditur që Azemi ka qenë ushtar po e zgjate muhabetin mbi tri fjalë dhe me një fjali të përbërë plotësisht ta dish që e ke humbur luftën, nuk të dëgjon më. Je në një trotuar me njerëz televizivë që duan të marrin vëmendje televizive”, ka thënë Anita.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu