Për një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është realizuar një sondazh nga emisioni Debat Plus.
Nga rezultatet e këtij sondazhi, 76% e atyre që kanë votuar janë shprehur pro një koalicioni mes këtyre dy partive, kundrejt 24% që kanë votuar jo.
“76% kanë votuar pro, kundrejt 24% e votuesve që kanë votuar jo”, ka thënë Ermal Panduri, drejtues i emisionit ku të ftuar mbrëmë ishin Lutfi Aziri i LDK-së dhe Glauk Konjufca i VV-së.










