Anketë e Institutit për Demokraci: Deputetët janë krejtësisht të varur nga vullneti i liderëve

Qeveria ka më shumë kontroll mbi Kuvendin sesa Kuvendi mbi Qeverinë në bazë të kompetencave të saj kushtetuese. Ky është perceptimi i 57% të qytetarëve të anketuar në terren nga Instituti për Demokraci informon Zhurnal.

Më shumë se gjysma e të anketuarve edhe atë 54% besojnë se kriza politike duhet të zgjidhet në parlament në vend të negociatave kryesore në Përzhinë. Mbi dy e treta e të anketuarve besojnë se deputetët gjithmonë përfaqësojnë interesat e partive të tyre politike dhe interesat e tyre personale. 53% besojnë se deputetët gjithmonë përfaqësojnë biznes-interesin.

Mbi 56% e të anketuarve mendojnë se Kuvendi është tërësisht ose pjesërisht i mbyllur për pjesëmarrjen e publikut në punën e tij. Rreth 46% mendojnë se deputetët janë të mbyllur për komentet e organizatave të shoqërisë publike dhe civile në hartimin e ligjeve.

Më shumë se 38% e të anketuarve nuk i dinë emrat e deputetëve që përfaqësojnë njësinë e tyre. 47% janë përgjigjur se deputeti nga rajoni i tyre nuk është në dispozicion për takime me qytetarë.

Sipas 62%, mazhoranca në shumicën e rasteve nuk i merr argumentet e opozitës në vendimmarrje. 61% kanë përshtypjen se deputetët në seanca përdorin fjalë që nënvlerësojnë dhe degradojnë kundërshtarët e tyre politikë.

Perceptimi i 72% e të anketuarve është se deputetët janë plotësisht të varur nga vullneti i liderëve të partive politike. 51% e të anketuarve besojnë se shumica e deputetëve kanë njohuri minimale të nevojshme për të marrë vendime në emër të qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu