Në doganën e Qafë-Thanës, kamionët e tonazhit të rëndë kanë mbetur me orë të bllokuar në radhë. Shkak për këtë është bërë vonesa e kontrolleve me skaner.
Shoferët janë tepër të acaruar me këtë situatë dhe kanë kritikuar ashpër autoritetet doganore. Sipas tyre kjo vonesë nuk ndodh te pala maqedonase.
Më tej ata kanë shtuar se kjo që po ndodhe është abuzive, pasi ata janë taksa pagues të rregullt. Drejtuesit tregojnë më tej, se përditë është po i njëjti avaz.
Shoferët u shprehën për Balkanweb
“Kemi 4 orë që presim ne temperatura të larta. Nuk është aspak normale. E bëjmë çdo dite këtë rrugë dhe i njëjti avaz. Na mbajnë kot pa arsye. Mbajmë familjen me këtë punë. Paguajmë miliona taksa në shtet. Shërbimi është zero. Turp. Në palën maqedonase nuk ndodh kurrsesi diçka e tillë. Nuk na mbajnë me shume se 15 minuta”.










