Ankth në qeveri, Saimir Tahiri kërcënon Edi Ramën me video përgjime “bombë”?!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar që të hetohet me shpejtësi ajo që ka ndodhur me përfshirjen e Saimir Tahirit në përgjimet e grupit të trafikantëve që drejtohej prej vëllezërve Habilaj.

Sipas tij, ndërkohë që skandali sapo ka shpërthyer, ish-ministri është duke negociuar me Ramën duke e kërcënuar me disa filmime që ka ndaj tij.

“Kemi të dhëna se aktualisht Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëvëshje me njëri-tjetrin. Tahiri ka fakte, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze”., – u shpreh Basha. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu