Antalya, qytetarët shfrytëzojnë motin e ngrohtë për të hyrë në det

Qytetarët në Antalya shfrytëzuan rritjen e temperaturave për të notuar në det, raporton Anadolu Agency (AA). Për shkak të motit me diell dhe temperaturave deri në 26 gradë celsius, qytetarët shijuan ujin e Detit Mesdhe në qytetin jugor.

Gjatë ditës u vërejt frekuentim më i madh i brigjeve Konyaaltı, Lara dhe Sarısu.

Përveç notit, disa shfrytëzuan plazhet për rrezitje, ecje dhe ngasje të biçikletës.

Nga ana tjetër, u vërejt se shumica nuk respektuan masën e distancës sociale dhe mbajtjes së maskës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu