Antikorrupcioni do të ngritë padi penale kundër ministrit Bekteshi

Nga 73 kandidatë, motra e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Vlora Bekteshi ka fituar vendin e punës në MEPSO, vërtetoi sot Antikorrupcioni.

AD MEPSO kishte shpallur konkurs për 23 vende pune ku ishin paraqitur 896 persona.

Komisioni i ELEM kishte zgjedhur nga pesë kandidatë për çdo vend pune, dhe më pas drejtori i MEPSO ka zgjedhur se cili prej atyre pesë kandidatëve do të caktohet.

Nuk ka pasur asnjë vlerësim dhe ende nuk është e qartë se si komisioni ka caktuar nga pesë kandidatë për çdo vend pune.

Antikorrupcioni do të ngritë padi penale kundër ministrit Bekteshi, shkruan mediumi maqedonas “Sloboden pecat”, transmeton Zhurnal.mk.

Edhe pse ministri dëshmonte se nuk jetojnë bashk me motrën e tij, sipas Antikorrupcionit, në paraqitjen e saj në konkurs, është e vendosur adresa e njejtë ku jeton ministri Bekteshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu