Anulohet marrja në pyetje e Gordana Jankulloskës

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, pas daljes nga Prokuroria Speciale, ku është dashur të jep dëshmi për rastin “Fortesa”, në të cilin ajo është e akuzuar për prishjen dhe asgjësimin e dy sistemeve me të cilat janë kryer përgjimet e paligjshme, tha se marrja në pyetje është anuluar.

Jankulloska, tha se sipas saj, nuk janë plotësuar kushtet minimale për dhënien e dëshmisë, gjegjësisht nuk I janë prezantuar dëshmitë me të cilat disponon Prokuroria Speciale.

“Nuk isha e njoftuar me parakushtet elementare që të kryhet marrja në pyetje. Kërkova që të njoftohem me dëshmitë dhe atëherë kur do të jenë të disponueshme, në bazë të dëshmive do të jap deklaratë dhe qëndroj në dispozicion që përsëri të vij në PSP”, tha Jankulloska.

Sipas saj, kërkesa e saj ka hyrë në proces verbal dhe sipas të gjitha gjasave, marrja në pyetje do të vazhdojë në ndonjë termin tjetër.

Jankulloska theksoi se, “numri i personave që duhet të japin dëshmi në PSP, që praktikisht e ka paralajmëruar në këtë periudhë, është rezultat i opozitës që nëpërmjet këtij institucioni si mjet politik të bëjë fushatë për zgjedhjet e parakohshme”.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë vepër penale dhe thotë se procedura juridike do ta tregojë atë. Jankulloska gjithashtu se në pyetje është marrë edhe shefi i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Toni Jakimovski.

Përndryshe, prokurorja speciale, Katica Janeva, të hënën kumtoi se periudhën që vijon në PSP do të rritet frekuentimi i personave që do të thirren në lidhje me lëndët që po i udhëheqë Prokuroria.

Në deklaratën me shkrim theksohet se nuk do të zbulohen detaje për shkak sekretit të procedurës paraprake.

“Në periudhën e ardhshme do të ketë frekuentim më të madh të personave në PSP. Në përputhje me Ligjin për procedurë penale, personat që do të thirren gjatë kësaj periudhe do të jenë në dobi, me njohurit e tyre, për sqarimin e rrethanave të procedurave që janë të hapura. Procedurat u referohen përgjimeve të publikuara dhe të papublikuara deri më tani. Për shkak fshehtësisë së procedurë parahetimore, detaje tjera nuk do të zbulohen”, ka deklaruar Janeva.

Përndryshe, lënda “Fortesa”, ka të bëjë me shkatërrimin e dy sistemeve, që sipas PSP-së, janë kryer përgjimet e paligjshme dhe si pasojë e shkatërrimit të tyre, buxhetit të shtetit i janë bërë dëm 10 milionë euro,përcjell portalb.

Në këtë lëndë janë të përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy eprorë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu