Anulohet seanca gjyqësore ndaj gjinekologut nga Struga

Gjyqtari Adi Useini nga Gjykata Themelore në Strugë në fillim të shqyrtimit konstatoi se nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor në të cilin po gjykohen tre mjekë nga spitali i Strugës për gabim mjekësor në rastin e nënës nga Dibra.

Ish-drejtori i spitalit dhe gjinekologu M.A dhe dy kolegë të tjerë duhej të uleshin në bankën e të akuzuarve, por ata nuk u paraqitën në gjykatë për shkak të orarit të ngjeshur të njërit prej avokatëve të tyre.

Prokuroria në fillim të majit ngriti aktakuzë për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, pasi dy vjet më parë gjatë një operacioni cezarian nëna shtatzënë Y.V mbeti pa mitër, vezore dhe veshkë.

Për këtë vepër parashikohet një dënim maksimal prej 5 vitesh burg.

E prisnim një veprim të tillë për të ju shmangur situatës. Nuk është ndonjë metodë e re tashmë. Por, dikush duhet të marr përgjegjësinë e dëmit të shkaktuar ndaj klientss sime e cila ka mbetur pa tre organe. Mund të shtyjnë sa të duan, por kur të fillojë gjykimi dhe kur të paraqiten të gjitha provat e propozuara nga Prokuroria Publike gjykata uroj të marrë vendimin e duhur”, tha Sasho Janev, avokat i nënës së dëmtuar Y.V.

Në sallën e gjyqit erdhi e dëmtuara Y.V e cila tha se ende i ndjen pasojat e rënda pas së cilës i humbën tri organe dhe shpreson që drejtësia të jetë në anën e saj. Në mars të vitit të kaluar, Oda e mjekëve ka kryer mbikëqyrje eksperte në spitalin e Strugës, pas së cilës ka konstatuar se nuk ka pasur gabime mjekësore në trajtimin e zonjës në fjalë.

As Komisioni i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë në maj të vitit të kaluar nuk ka konstatuar parregullsi.

Mirëpo, ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore zbuloi një sërë lëshimesh të tre mjekëve gjinekologë nga Spitali i Strugës, të cilat e përkeqësuan gjendjen shëndetësore të nënës nga Dibra.

Gjyqtari Useini nuk tha se kur do të caktojë seancën e radhës, duke thënë se do t’i njoftojë palët me shkrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu