Apasiev: Është koha për bllokadë të tërësishme të Kuvendit

Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, i bën thirrje gjithë opozitës që të futet në bllokadë të tërësishme të Kuvendit.

Ai vlerëson se pas veprimit të fundit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili vetë vendosi të vlerësojë kushtetutshmërinë e nismës së OBRM-PDUKM-së për referendum, nuk ka më kuptim të jetë në Kuvend.

LSDM dhe BDI sot njoftuan se nuk do të lejojnë që lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski të rrezikojë të ardhmen evropiane dhe të qëndrojnë të vendosur në qëndrimin e tyre se iniciativa është antikushtetuese./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu