Apasiev thotë se pesë agjentë të CIA-s kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev në rrjetet sociale ka shkruar mbi protestat e dhunshme të mbrëmjes së djeshme në Kuvend. Sipas tij, ata që shkaktuan dhunë janë agjentë të shërbimeve vendase, ndërkaq Apasiev thotë se të njëjtit po “trajnohen nga agjentë të CIA-s që kanë ardhur në vend para pesë dite”.

“Mbrëmë nuk ramë në grackën e policisë sekrete. “U lexuan” në kohë 50 provokatorë me kapuç të ASK-së, që qëndronin përballë flamurit të së Majtës dhe të majtët u distancuan me kordon sanitar prej tyre!

Ne nuk biem në këto truçe të ulëta, që më pas të keni arsye për të arrestuar të gjithë udhëheqjen e Partisë (siç ju mësojnë pesë agjentët e CIA-s që erdhën dy ditë më parë në Maqedoni)”, ka shkruar Apasiev në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu