Apel i Ramës: Të mos katandisemi si Irani

Kryeministri Rama paralajmëroi se Shqipëria po hyn në atë që e quan “zona e zjarrit”, duke veccuar shifrën e rritur të të infektuarve në 24 orë.

“Sot kemi 27 pozitivë! Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku po synon të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën bluzave të bardha!”, shkruan Rama, duke përcjellë një tjetër apel të fortë për distancim social,s hoqëruar dhe me pamje të rënda nga Irani.

“Sot ju bëj një thirrje të fortë të motivojmë të gjitha forcat shpirtërore dhe mendore brenda nesh, për të ushqyer rezistencën, duke mos harxhuar energji për asgjë tjetër!

Sot ju lutem me të gjithë forcën ta vendosni si kryefjalë të çdo dite në vijim moton jetike të luftës sonë: ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen më!

Sot asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi, ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar!

Sot, kur shumë prej jush kanë filluar të mendojnë shumë gabimisht se e keqja tanimë s’është rreziku i vdekjeve masive, po mbyllja në shtëpi hallet ekonomike, jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje, por edhe se si, mos e dhëntë Zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e Celos hapim jo shumë, po pak vrima në barrikadat tona!”, shkruan shefi i qeverisë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu