Apsotolova tregon kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për kosovarët

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave. Apostolova, thotë se tashmë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është në dorë të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian.

Në këtë intervistë Apostolova ka thënë se shpreson që Kroacia përgjatë kohës sa do të udhëheq presidencën e BE-së do të nxisë bisedimet për çështjen e heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

“Kroacia e ka marrë presidencën e BE-së në një moment shumë të rëndësishëm sigurisht edhe për Bashkimin Evropian. Aktualisht është fillimi i Komisionit të ri, kemi lidership të ri”.

“Një prej roleve kryesore të Kroacisë është për të lehtësuar dhe në një mënyrë për të organizuar në mënyrën më të mirë këto procese që do të dërgojnë drejt vendimeve të rëndësishme nga Këshilli dhe Shtetet Anëtare për heqjen e vizave për Kosovën”, ka thënë Apostolova për Express gjatë një eventi të organizuar për prezantimin e prioriteteve të Presidencës kroate.

Ajo ka kujtuar se edhe si Zyrë e BE-së në Prishtinë por edhe Parlamenti Evropian kanë propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën, por Apostolova potencon se tashmë vendimi është në duart e shteteve anëtare.

“Siç e dini ne këtu dhe Parlamenti e kemi propozuar këtë më parë, tashmë është në dorë të Shteteve të anëtare për të marrë një vendim. Shpresojmë që Kroacia përgjatë presidencës së saj do t’i nxisë këto bisedime dhe të përgatisin formatet. Por për këtë duhet të kemi qeveri në Kosovë. Është shumë e rëndësishme një qeveri që do të jetë partneri ynë për ta implementuar këtë”, ka shtuar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu