Arabia Saudite zbulon projektin e qytetit vertikal që do strehojë 9 mln banorë

Arabia Saudite ka zbuluar projektin për një qytet me një ndërtesë që potencialisht mund të strehojë nëntë milionë njerëz pranë Detit të Kuq.

Kritikët kanë hedhur dyshime nëse projekti është teknologjikisht i realizueshëm, ndërsa të tjerë e kanë përshkruar vizionin e shpalosur në një video promovuese si “distopian”, shkruan CNN.

Me gjatësi 170 km, ndërtesa-qytet do të jetë e gjitha e rrethuar me fasadë xhami-pasqyrë.

Qyteti, i cili do të mund të përshkohet për 20 minuta nga fillimi në fund, do të funksionojë vetëm me energji të rinovueshme.

Detajet janë të pakta, por Arabia Saudite thotë se megaprojekti është një revolucion për njerëzimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu