Arbana Xharra ka një mesazh për Kurtin: Këto rryma mos i fut në qeveri

Arbana Xharra, këshilltare e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në Kosovë. Ajo është shprehur në rrjetet sociale duke i uruar fitoren Kurtin dhe duke i dhënë një këshillë.

Në vazhdim postimi i Xharrës:

“Albin Kurtit vec muj me ia uru fitoren – na mbetet me e pa per here te pare ne krye te Qeverise se Kosoves. Votat per Vetevendosjen treguan se njerezit kerkuan ndryshim dhe e sollen ate me voten e tyre.
Qeverine e Kosoves dhe institucionet tjera tash mund ta pastroni nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, por uroj qe te mos instaloni rryma Islamiste dhe Erdoganiste. Personalisht jam linquar jo pak nga grupe islamiste mbeshtetese te Vetevendosjes, por une dua te besoj qe Albini tashme e ka kuptuar qe Kosova duhet ndjekur rrugen e Perendimit dhe jo Lindjes.
E pate sesi PDK-se nuk i ndezi as perpjekja qe me figura fetare te fitoje zgjedhjet. Andaj uroj qe te shohim dite me te mira per Kosoven!”- përfundon Xharra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu