Arbana Xharra: Kujdes me gratë që janë kthyer nga Siria, jo të gjitha kanë qenë viktima

Gazetarja Arbana Xharra në një publikim në rrjetin social ka përgëzuar nismën për kthimin në Kosovë të grave dhe fëmijëve që kishin mbetur të bllokuar në kampe të Sirisë raporton InfoShqip.

Xharra, thotë se jo të gjitha gratë kanë qenë viktima, andaj shteti i Kosovës duhet t’i mbajë sytë hapur.

Ajo shkruan se disa prej grave nga Kosova kanë udhëhequr kampe të grave në Siri, e kanë luftuar krah ISIS’it.

“Shume mire qe i kane kthy grate edhe femijet prej kampeve te Sirise. Femijet sidomos jane viktima te prinderve te tyre dhe ideologjise qe i coi per te iu bashkuar Shtetit Islamik. Mirepo, jo te gjitha grate kane qene viktima, andaj shteti i Kosoves duhet te mbaj syte hapur tash, me qe ato jane ne Kosove. Gra nga Kosova kane udhehequr me kape te grave ne Siri, kane luftuar krah ISIS-it. Nuk mjafton vetem kthimi i tyre, duhet inkuadruat ne programe te ndryshme e te mos margjinalizohen sepse ISIS edhe mund te jet mundur por ideologjia e tyre eshte ende e gjalle”, ka shkruar Xharra në Facebook./Periskopi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu