Arben Taravari i bën thirrje Bashkimit Demokratik për Integrim: Bëni koalicion me PDSH-në dhe Vesel Memedin

Thirrjeve të Ali Ahmetit për unifikimin e votës shqiptare u është përgjigjur kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili i sugjeron partisë së Ahmetit që të bashkëpunojë me PDSH-në dhe Vesel Memedin në vend se të bëjë thirrje për bashkimin e opozitës, shkruan InfoShqip.

“Është mirë që Bashkimi Demokratik për Integrim të ndaloj me thirrjet publike për bashkim të votës shqiptare, urdhëroni bëni veprime konkrete siç bëri Aleanca dhe Alternativa për të bashkuar dhe fuqizuar votën shqiptare.

Një kolaicion mes BDI-PDSH dhe Vesel Memedit dukshëm do e fuqizonte votën shqiptare, sepse vetëm thirrjet deklarative për bashkimë pa veprime konkrete nuk kanë asnjë kuptim,bile mundë të lexohen si hipokrizi dhe dashakeqe.

Tani është momenti të dëshmoheni se jeni për bashkim dhe fuqizim të votës shqiptare. Aleanca dhe Alternativa e bënë këtë hap, tani e keni radhën Ju.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu