Arben Taravari shpërthen kundër Grubit dhe Zekollit: Hiç mos u ndalni

Arton Gebels Grubi dhe Arsim Paranoja Zekolli, ju falemnderohem për fushatë dhe publicitetin. Hiç mos e ndalni”, ka qenë porosia e shkruar nga nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në profilin e tij në rrjetet sociale.

Përmes këtij postimi ai ka akuzuar zëvendëskryeministrin nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe analistin dhe diplomatin Arsim Zekolli.

Këto debate kanë marr hov pas zgjedhjeve në Tetovë, ku ASH nuk arriti të siguroj asnjë këshilltarë e që çoi në dorëheqjen e kreut të kësaj partie, Ziadin Sela, ndërsa nga disa portale dhe zëra të ndryshëm thuhet pas kësaj Taravari do të marrë drejtimin e këtij subjekti politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu