Arben Vitia thërret konferencë për mediat, pritet të japë dorëheqjen

Arben Vitia pritet sot të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë në Kosovë. Dorëheqja e tij vjen pasi ai është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.

Këtë e kanë bërë të ditur për Express burime brenda Qeverisë së Kosovës. Pritet që Vitia do ta zyrtarizojë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit në konferencën e thirrur për media, e cila fillon në ora 11:00.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq deri tani Vitia nuk është përfshirë në fushatë zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu