Arbër Ademi: Do të dorëzojmë padi penale për rivotimet

BDI është mbledhur sot në Reçicë të Vogël. Pas koordinimit, Arbër Ademi nga kjo parti ka bërë të ditur se do të dorëzojnë padi penale për rivotimet e shpallura nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas shqyrtimit të parashtresave të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.

“Paralajmëroj, do të ketë padi penale për të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të cilët kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare. Nuk kanë vendosur në bazë të ligjit, në bazë të asaj që është kornizë juridike e vendit, por kanë vendosur në bazë të diktati politik, marrëveshje politike vetëm e vetëm për të devijuar, shtrembëruar vullnetin e lirë të qytetarëve të shprehur më 8 maj”, tha Ademi, transmeton TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu