Prej kohësh ka kërkuar largimin nga Tottenham, por ardhja e trajnerit jose Mourinho duket se ka tunduar mbrojtësin Toby Alderweireld të qëndroi.
Belgu është një prej lojtarëve në skadencë kontrate me londinezët, por mbetet një titullar fiks tek finalistët e Ligës së Kampioneve. Toby luan sezonin e pestë te Tottenhami, teksa është aktivizuar në 12 nga 13 ndeshjet e Premier League për 2019-2020.
Sipas medieve angleze, mbrojtësi belg është gati të dëgjojë ofertën e drejtuesve të klubit për rinovimin e kontratës, pasi trajneri portugez i ka dhënë 30-vjeçarit motivim për ta vazhduar karrierën në Londër.










