Argjentina më në fund ka arritur që të marrë një fitore në Kupën e Amerikës. Skuadra e Scalonit ka triumfuar 2-0 ndaj Katarit në sfidën e tretë në grupe, duke siguruar një biletë për në fazën tjetër. Albicelestët do të kalonin në avantazh që në minutën e 4-t, pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e rivalëve.
Lautaro Martinez përftion më së miri duke e shtyrë topin në rrjetë. Argjentina luan shumë keq, madje rrezikon që të pësonte dhe golin e barazimi. Gjithsesi disa minuta nga fundi i kohës së rregullt, Aguero e çon sërish topin në rrjetë. Një tjetër ndeshje shumë e dobët për Messin, që ishte një hije në fushë.
Kolumbia ndërkohë e ka mbyllur grupin me pikë të plota, pasi mundi minimalisht Paraguain, me një gol të shënuar nga Gustavo Cuellar në minutën e 31-të.
Video:










