Arjan Çani tregon publikisht sëmundjen e tij: “Nuk dua të shërohem!”

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani njihet për fjalorin dhe sjelljet e tij pa komplekse.

Ai tashmë është pjesë e jurisë së “Your Face Sounds Familiar” ku komenton perdormancat e pjesëmarrësve.

Mbrëmjen e djeshme ai ka folur pas performancës së këngëtares Flaka Krelani si Beyonce.

Çani ka kërkuar ndjesë se nuk e ka parë siç duhet këtë performancë pasi ka qenë i fiksuar tek këmbët e balerinave.

Ai ka thënë në “Your Face Sounds Familiar” se vuan nga fiksimi pas balerinave bukuroshe, duke theksuar se ato e kishin “sëmurur” gjatë performancës së Flakës.

Në fjalën e tij ka ndërhyre prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila ka thënë me humor se produksioni është duke gjetur kurën për ta “shëruar” nga kjo “sëmundje”.

“Alketa, jam mirë! Nuk dua të shërohem!”- është shprehur Çani duke shkaktuar të qeshura në sallë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu