Arjanit Hoxha: Ecim në rrugën tonë të shenjtë për ta mposhtur zullumin

Nëpërmjet një publikimi në facebook ka reaguar Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa lidhur me rastin që ndodhi ditën e sotme.

 “Kulmi i rrezikut të demokracisë arrin kur përmes formave jodemokratike edhe deputetëve ju pamundësohet shprehja e lirë e vullnetit. Kërcënimi, shantazhi apo format e tjera të ndikimit janë tregues për instalimin e një regjimi që është vënë mbi vullnetin e popullit.

Edhe përkundër gjithave Lëvizja BESA vazhdon luftën. Ecim në rrugën tonë të shenjtë për ta mposhtur ZULLUMIN!

Çdokush individualisht do përgjigjet për veprimet e veta, ndërsa Lëvizja BESA vazhdon rrugëtimin politik.

Bashkëpunimi opozitar me ASH-AAA do vazhdojë deri në rënimin e fundit të këtij regjimi”, ka shkruar Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu