Arjanit Hoxha tregon pse Lëvizja Besa i ftoi shqiptarët të votojnë ditën e diel

Në emisonin e sontëm në “Rruga Drejt” në TV Alsat, i ftuar është Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, i cili ka folur rreth zgjedhjeve presidenciale dhe më konkretisht mbi atë se si do të veproi Lëvizja Besa, në raundin e dytë, më 5 maj.

Hoxha theksoi se votat e opozitës shqiptare do të jenë vendimtare në raundin e dytë dhe përcaktuese për raundin e dytë. Më tej Sekretari Gjeneral i Besës tha se në asnjë moment BESA në konceptin politik nuk e ka bojkotimin apo pengimin e proceseve të rëndësishme që janë në të mirën e vendit.

“Maqedonia e Veriut mund të funksionojë vetëm me partneritet në mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, u shprehë Hoxha.

Kujtojmë që rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, do të mbahet më 5 maj, ndërsa në rrethin e pare, kandidati i ashtuquajtur koncenzual, Stevo Pendarovski, arriti të marr 322.581 vota, Gordana Siljanovska nga rradhët e VMRO-së, arriti të marr 318.341, dhe Blerim Reka, i përkrahur nga Lëvizja BESA dhe ASH, arriti të marr 79.888.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu