Arkeologu Neritan Ceka: Tërmetet janë ciklike, Durrësi është pika e dobët

Arkeologu Neritan Ceka ka reaguar për tërmetet, ku është shprehur se historia i parashikon ato pasi janë ciklike.

Sipas tij, qyteti i Durrësit është pika më e dobët, ku kanë qenë edhe tërmetet më shkatërruese.

Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin “RepolitiX”, ku vijoi duke thënë se mësimi i madh është pikërisht ndërtimi i objekteve në mënyrën e duhur.

Ceka tha se:

“Ka rënë një pjesë e bedenave, por është një gjë që rregullohet nuk është katastrofike. Historia duhet të na e kishte thënë me kohë, që tërmetet janë ciklike, por Durrësi është pika e dobët. Tërmetet më shkatërruese kanë qenë në Durrës. Ky vend nuk ka rreziqe katastrofike. Vetëm duhet ndërtuar mirë dhe ky është mësim i madh. Në Durrësin antik kishte një farë rrëmuje.”-përfundon Ceka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu