Arkivoli ju ka mbet para dere, hallet e familjes Hiseni nga Kamniku pas përmbytjeve (VIDEO)

Ju ka mbet tabuti para dere, një ditë pasi u varros i zoti i shtëpisë.
Viktima ishte 80 vjeçi Qazim Iseni, i cili nuk ia doli ta shpëtojë veten nga uji i rrëmbyeshëm të shtunën mbrëma.
Familja po vajton edhe më shumë për faktin, se pasi e varrosën gjyshin e shtëpisë, tani s’po kanë ku t’i hapin pamet për kryeshëndosh.
Shtëpia iu shkatërrua e tëra nga vërshimet, njëjtë sikur të gjithë fqinjëve në Kamnik.
“Valla kjo më vret shumë. Sa njerëz më kanë pyetur se ku do ta hapim pamjen por pamje nuk kemi mundësi. Ku do ta hapim atë pamje? Shpresoj se kuptojnë miqësia, dashamirët dhe familjarët se nuk kemi ku t’i presim për të na shprehur ngushëllime”, u shpreh Xhelil Iseni.
Fatkeqësia do të ishte edhe më e madhe për këtë familje, po që se bashkëshortja e Xhelilit të mos kishte ndërhyrë për të shpëtuar dy fëmijët. Vajza e vogël është 8 vjeçe.
Gruaja e tij kishte arritur që të nxjerr fëmijët nga shtëpia, para se ajo të mbushej e tëra nga uji.
Por luftën për mbijetesë, e kishte shumë të vështirë, rrëfen Xhelili.
“Nusja ime ka dal e para, pasi u kap këtu te drunjtë e ka shpëtuar vetën. 5 orë ka qenë këtu duke përballuar me shpirtin e vet. Ajo nuk u dorëzua, pasi u ka rra niveli I ujit ka marrë guximin dhe ka dal. E kam një vajzë tetë vjecare e cila thoshtë nan vetëm ty të kemi. Por fëmijët prap e kërkonin mamin . Ka qenë një zhurmë e madhe nga uji saqë nuk kanë mundur ta ndërgjojnë që kërkonte ndihmë”, shtoi ai.
Xhelili rrëfen se bashkëshortja dhe dy fëmijët janë ende në shok pas tmerrit që kanë përjetuar të shtunën dhe të dielën.
Ata i ka dërguar tek familja e gruas.
Xhelili bënë thirrje tek autoritetet që t’iu del në ndihmë familjes, për të pastruar shtëpinë dhe pronën, e cila iu dëmtua nga vërshimet./tv21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu