Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së djeshme, duke krahasuar arkivolin e përdorur nga protestuesit me ngjarjet e 20 viteve më parë.
Në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ai u shpreh se dikur arkmorti mbante “një të vdekur”, ndërsa sot, sipas tij, protesta ka përfunduar “në duart e llapaqorrëve, ujqve politikë dhe çakenjve, duke humbur karakterin qytetar”, theksoi Rama.
Sipas tij, në këtë arkmort u aktizivuan edhe “çakenjtë e diasporës nga Prishtina e Tetova, të cilët kurrë nuk kanë për të gjetur hapësirën për të shfrytëzuar deliret e tyre nacional-folkloriste.










