Armend Muja publikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, Osmani dhe Kurti thyejnë rekordin e Rugovës

Kandidati për deputet nga Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja, ka publikuar përqindjen e votave të partive politike, që sipas tij, duhet të jetë rezultat përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas tij, Vetëvendosje ka marrë 50% të votave, PDK-ja renditet e dyta me 16.9%, ndërsa LDK-ja e treta me 12.6%, përcjell Bota sot.

Muja ka thënë se është thyer rekordi i Ibrahim Rugovës së vitit 2001, pasi nga 220 mijë, Vetëvendosje bashkë me Vjosa Osmanin në këto zgjedhje kanë fituar 437 mijë vota.

Postimi i plotë i Mujës në Facebook:

“Ky duhet të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve 2021. Nga 220,000 në 437,000 brenda një viti. Është tejkaluar rekordi i Rugovës së vitit 2001. Sistemi zgjedhor megjithatë lejon që një subjekt të ketë gjysmën e votave. Oferta politike ishte e qartë – drejtësi dhe punësim. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kandidatë për deputetë, aktivistë, votues të Kosovës dhe mërgatë, respekt!”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu