Armina Mevlani flet për marrëdhënien me vjehrrën, bëjnë shopping me zonjën Berisha?

Kur është fjala për modën dhe fjalën e fundit të saj, Armina Mevlani është ndër emrat që të vjen lehtësisht në mendje.
Jo vetëm për stilin e veçantë, veshjet që zgjedh, por edhe për këshilla dhe kombinime të ndryshme. E bërë pjesë së fundi e Instyle, në InTv, Armina ka treguar më shumë për pasionin dhe profesionin e saj që nga fillimet e veta kur ishte adoleshente e deri tek puna e saj e tanishme, e cila ka marrë përmasa të tjera.

Duke folur për make up-in, modën dhe biznesin e saj, Armina ndër të tjera tregoi edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën. A shoqërohen ato bashkë për të bërë shopping?: “Mund të takohemi, por shopping nuk kemi bërë. Thjeshtë ne takohemi. Kemi një marrëdhënie shumë të qetë, shumë të mirë…” – tregon ajo për nënën e Shkëlzenit, Liri Berisha.

Megjithatë, përtej marrëdhënies së mirë dhe të qetë, duket se zonja Berisha nuk është natyrë që e merr në tel dhe e pyet me çfarë mund një veshje e caktuar: “Faktikisht jo, por më merr për t’i përzgjedhur ndonjë gjë të lezetshme te dyqani. Unë ia përzgjedh, mund ta këshilloj pak, por ajo ka shumë stil edhe vetë… “

Pavarësisht nëse dalin apo jo për shopping, marrin apo japin këshilla për stilin njëra-tjetrës, kjo për Arminën nuk përbën shumë rëndësi. Tashmë, ajo e ka deklaruar disa herë që me familjen Berisha ka një marrëdhënie shumë të qetë e shumë të mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu