Nga burgu i Idrizovës është arratisur një i burgosur, ka bërë të ditur sot MPB. Dje pasdite, në oborrin e burgut së pari pa leje është futur një vajzë e moshës 20 vjeçare nga Shkupi.
Vajza është vërejtur nga ana e të punësuarve të burgut. Ajo ka qenë në shoqëri me të burgosurin. I burgosuri ka arritur që të arratiset ndërsa vajza është ndaluar nga policia, transmeton SHENJA.










