Arrestimi dhe dhuna ndaj politikanit serb, Duriqi: Vuçiç shpall “non grata” këdo që tenton të krijojë raporte të mira me shqiptarët

Gazetari investigativ, Visar Duriqi thotë se nuk është herë e parë që politikani serb Nikola Sandoluviç është dhunuar, teksa ky i fundit, pak ditë më parë vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Kosovë duke kërkuar edhe falje për krimet e luftës nga Serbia.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Duriqi u shpreh se kushdo që tenton të krijojë raporte të mira me shqiptarët e Kosovës, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, është person “non grata”, i cili ose duhet të rrihet, ose duhet të largohet nga Serbia.

Sipas Duriqit, Serbia është shtet fashist dhe asgjë nuk është normale në këtë shtet.

Sanduloviç, mund të jetë hera e dytë apo e tretë që sulmohet kështu, nuk është hera e parë. Vizita e tij ka provokuar edhe qytetarët serbë. Në Serbi, kemi vënë re që kushdo që del si opozitë e Vuçiçit dhe tenton të krijojë raporte të mira me shqiptarët e Kosovës, ose do të rrihet, ose duhet të braktisë vendin. Kushdo që në Serbi tenton të ndërtojë raporte normale me shqiptarët e Kosovës, për Vuçiçin është person non grata që ose duhet të rrihet, ose të largohet nga Serbia. Ka edhe politikanë që janë shprehur se duhet të ketë pajtim me shqiptarët e Kosoves. Duhet të kemi parasysh, jemi shqiptarë, nuk dua të bëhem patriot, por Serbia është një shtet fashist. Gjithçka në Serbi nuk është normale”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu