Arrestimi i McGonigal në SHBA, Rama: Filloi gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI, Charls McGonigal, të cilin vet ai e ka cilësuar si mikun e tij. Kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk kas asnjë lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj McGonigal.

Në këtë postim, Rama nuk e ka cilësuar mik të tij siç ka bërë më herët, por kritikon akuzat e opozitës dhe publikimin e lajmit nga mediat duke i cilësuar “big brother”.

Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve! Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur. Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”,-shkruan Rama.

Arrestimi i McGonigal u bë për shkak të lidhjeve me oligarkun rus, Oleg Deripaska. Më herët kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Ramën si të përfshirë në korrupsion me McGonigal dhe për lidhje të forta me Rusinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu