Arrestohen pesë persona për sulmin ndaj Ziadin Selës

Prokuroria Publike ka dhënë urdhër në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në kuvend dhe sulmin mbi deputetin dhe liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela duke vendosur se pesë persona të arrestohen për kryerjen e veprës penale, vrasje në tentativë.

“Pesë personat e arrestuar, me kërkesë të prokurorit janë ndaluar dhe ju është bërë bastisje e shtëpive. Gjatë ditës Prokuroria do të sjell vendim edhe për persona tjerë të përfshirë në këtë rast” thonë nga Prokuroria Themelore.

Personat Kire Gjorgievski dhe babai i tij, gjithashtu pjesmarrës në këto ngjarje janë në procedurë dënimi për veprën “tentim për vrasje” të deputetit Sela. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu