Arrestohet Haqim Ramadani në Spitalin e Tetovës më pas e lirojnë! Ja çka ka ndodhur

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 02:00–02:30, në Spitalin e Tetovës, mes Haqim Ramadanit dhe një motre medicinale.

Sipas informacioneve të portalit TS, Haqim Ramadani është grindur me motrën medicinale dhe i ka grisur disa dokumente në sportel. Më pas, i ka thënë motrës medicinale: “A e di kush jam unë?”

Pas kësaj, motra medicinale ka thirrur policinë. Pas disa minutash kanë arritur mbi 10 policë, të cilët e kanë arrestuar dhe marrë në pyetje Haqim Ramadanin.

Pas bisedimeve me të, ai është liruar.

Nga Spitali i Tetovës për portalin TS, e kanē konfirmuar rastin duke thënë se për mjekēt, motrat medicinLe nē Spitalin e Tetovës tē gjithē pacientēt janë tē njejtē dhe nuk ka privilegje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu